“Dardanët” me video motivuese para ndeshjeve me Islandën NULL NULL 19.03.2025 14:10 19.03.2025 14:10 Kombëtarja e Kosovës do t’i ketë dy sfida të rëndësishme në këtë muaj me Islandën. Pas këtyre dy lojëve, do të kuptohet nëse në edicionin e ri do të jetë pjesë e Ligës B apo C në Ligën e Kombeve. Prapa futbollistëve si gjithnjë do të jenë edhe tifozët “Dardanët”. E këta të fundit, përmes një videoje të shkurtër i kanë dhënë motiv ekipit kombëtar. “Luajmë si një ekip. Një komb. Çdo njeri, çdo moment, çdo minutë. Ne jemi Dardanët. Ne jemi Kosova”, thuhet në videon e tifozëve zyrtarë të Kombëtares. Tifozët kosovarë kanë qenë gjithmonë prapa Kombëtares, kudo që ka luajtur ajo. Edhe këtë radhë, ata pritet ta japin kontributin dhe ndihmën e tyre nga tribunat, duke u bërë lojtari i 12-të në fushë. Kombëtarja “verdhekaltër” do t’i bëjë konak Islandës nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ndeshja e kthimit e “play-off”-it do të luhet të dielën në Murcia të Spanjës. Ekipi që do të jetë më i suksesshëm nga ky duel i dyfishtë do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve, ndërsa ekipi tjetër do të përfundojë në Ligën C në edicionin e ardhshëm. View this post on Instagram A post shared by Federata e Futbollit e Kosovës (@ffk_kos)