Dardan Krivaqa qan derisa i lexohet aktakuza NULL NULL 14.07.2022 10:44 14.07.2022 10:44 Në Gjykatën Themelore të Ferizajt po mbahet seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut të cilët akuzohen për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani. Krivaqa ka qarë gjatë leximit të aktakuzës, derisa nuk ka pranuar të deklarohet rreth fajësisë së tij. “Nuk po them që jam i pafajshëm, veç se di. Nuk dua të deklarohem rreth fajësisë”, tha ai, njofton Klankosova.tv. Derisa i akuzuari i tjetër, Arbër Sejdiu, tha se ndjehet i pafajshëm. “E ndjej vetën të pafajshëm. Nuk e pranoj fajësinë”. Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, po e përcjell nga afër seancën gjyqësore. Dardan Krivaqa dërgohet me antiplumb në gjykatë (VIDEO)