Dardan Kapiti sot zyrtarizohet te Trepça NULL NULL 06.08.2023 15:18 06.08.2023 15:18 Basketbollisti i Kosovës, Dardan Kapiti sot do të zyrtarizohet te Trepça. Kapiti luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 207 centimetra, transmeton Klankosova.tv. Klubi mitrovicas ka njoftuar që sot mund të takoni disa nga basketbollistët, teksa njëri është paralajmëruar si befasi. Nënshkrimi i tij D.K shihet në foto, duke lënë të nënkuptohet se është ai. Në fanshopin zyrtar të klubit, do të jetë i pranishëm edhe Valdrin Haxhiu, Drilon Hajrizi dhe Mikaile Tsmusiq. /Klankosova.tv.