Dardan Kapiti, më i miri i finaleve, shpërthen në lot nga emocionet NULL NULL 20.05.2026 22:05 20.05.2026 22:05 Basketbollisti i Trepçës, Dardan Kapiti është shpallur MVP i finaleve kundër Bashkimit. Pas super performancave të treguara gjatë gjithë sezonit, e veçanërishtë në fazën e playoffit, Dardan Kapiti me plotë meritë rrëmben çmimin e më të mirit. Kapiti ka treguar që në këto dy sezonet e fundit ka qenë një lojtar kyç dhe shumë i rëndësishëm për Mitrovicasit, e sidomos për trajnerin Beçiragiç, i cili ka qenë faktor i madh i përmirësimit të tij gjatë këtij sezoni. Reprezentuesi kosovar, mposhti kolegun e tij, Drilon Hajrizi, që mbetet njëri nga lojtarët më të mirë të basketbollit tonē. Ndryshe, Trepça është shpallur kampione e Kosovës në Basketboll për sezonin 2025/’26. Ky është titulli i tretë radhazi për skuadrën mitrovicase, dhe i shtati në histori të klubit në elitën e basketbollit kosovar, raporton Klankosova.tv. Xehetarët u shpallën kampion pasi mposhtën Bashkimin e Prizrenit 4:0 në serinë finale të play-offit. Trepça shënoi fitore edhe në ndeshjen e katërt që u zhvillua në Sezai Surroi, duke e dominuar takimin që nga fillimi.