Dalin pamjet e aksionit ku u arrestua djali i Naser Kelmendit (VIDEO) NULL NULL 13.07.2022 12:09 13.07.2022 12:09 Është arrestuar Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit. Arrestimi i tij u bë në Bosnjë e Hercegovinë në aksionin e madh policor të koduar “Rez”, i cili u zhvillua gjatë së martës në Sarajevë, Neum dhe Ilixhe. Bashkë me Kelmendin janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë. Gazeta boshnjake “Dnevni Avaz”, i ka publikuar pamjet të aksionit ku u arrestua i biri i Naser Kelmendit. E po ashtu janë publikuar emrat e personave të arrestuar. Elvis Kelmendi (1978), Slobodan Tomaniq (1971), Harun Babiq (2000), Anel Sejfoviq (1987), Ajlin Ahmiq (1984), Amer Pehliq (1984) dhe Armin Kulasheviq (1984).