Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki-Shqipëri NULL NULL 22.09.2024 13:36 22.09.2024 13:36 Kombëtarja e Shqipërisë në tetor do t’i luajë dy ndeshje mjaft interesante në Nations League. Më datën 11, “kuqezinjtë” në “Epet Arena” me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Çekinë. Për këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se tashmë kanë dal në shitje biletat. Në njoftimin e FSHF-së, thuhet se tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21 janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë. Ndeshja e radhës e tetorit do të luhet në “Mikheil Meskhi”, kundër Gjeorgjisë me fillim nga ora 18:00. Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho, në grupin B1, i ka një fitore dhe një humbje. Kundër Ukrainës, kombëtarja shqiptare fitoi me rikthim 2:1, ndërkaq në “Air Albania” u mposht me rezultat minimal 0:1. Vegëzen për ta blerë biletën tuaj mund ta gjeni KËTU