Dalin në ankand atletet që Michael Jordan i përdori në fillim të karrierës NULL NULL 29.04.2021 10:00 29.04.2021 10:00 Një palë atlete të kuqe, të veshura nga kampioni i NBA – Michael Jordan më 1984-85, në fillim të karrierës së tij në Chicago Bulls, pritet të arrijnë shumën mbi 100 mijë dollarë dhe ndoshta edhe shumë më të lartë se kaq në një ankand në internet muajin tjetër. Shtëpia e ankandit ka vlerësuar atletet kuq e bardhë “Air Jordan” me 100–150 mijë franga zvicerane. Një palë tjetër, identike, por që mbante autografin e Jordanit, u shitën për 560 mijë dollarë në një ankand vitin e kaluar. “Ato janë padyshim një palë dizajni ikonik dhe diçka në të cilën koleksionuesit me të vërtetë përqendrohen si një nga Graalet (e shenjta) dhe një nga pjesët ‘e domosdoshme’, tha Josh Pullan, drejtor menaxhues i divizionit global të luksit në Sotheby.