Dalin fotot nga takimi Trump-Zelensky NULL NULL 26.04.2025 12:30 26.04.2025 12:30 Picture from Andriy Yermak Pak para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky u takuan shumë shkurt. E tani kanë dalë edhe fotot nga ky takim, transmeton Klankosova.tv. Për këtë takim u deklarua edhe Shtëpia e Bardhë, e cila tha se takimi ishte shumë produktiv. Ndryshe, u raportua se gjatë ditës së sotme dy udhëheqësit do të takohen sërish. Rruga e tyre duket që u ndesh edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer, ku ky i fundit dukej mjaft i buzëqeshur.