Daçiq: Kosova mund të pranohet në KiE me procedurë urgjente NULL NULL 20.03.2024 23:22 20.03.2024 23:22 Ministri në detyrë i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq. Foto: Guliver Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë në mandat teknik, Ivica Daçiq, në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) tha se pret që të caktohet seanca e komisionit politik të Asamblesë Parlamentare dhe se “aty me gjasë do të miratohet një rekomandim pozitiv për anëtarësim”. “Pas kësaj, në prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ndoshta do t’i bëjë një rekomandim Këshillit të Ministrave. Mund të pritet që Kosova të pranohet urgjentisht në Këshillin e Evropës”, tha Daçiqi, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”. Ai po ashtu ka thënë se ende nuk dihet nëse me kërkesë të Rusisë me 25 mars do të mbahet një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me rastin e 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe. /Klankosova.tv