Curry thyen rekordin e trepikëshave në NBA NULL NULL 15.12.2021 11:45 15.12.2021 11:45 Stephen Curry ka hyrë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Ai ka marrë epitetin e mbretit të trepikëshave. Curry qëlloi trepikëshin e 2 mijë e 974-të të martën në ndeshjen e Golden State Warriors ndaj New York Knicks, duke thyer rekordin e vendosur nga Ray Allen. 33-vjeçari e qëlloi trepikëshin historik në çerekun e parë. Warriors menjëherë shkaktuan ndërhyrje për të thirrur pushim të shkurtër për të nisur festën. “STEPHEN CURRY…THE ALL-TIME THREE-POINT KING IN THE NBA.” History.#NBA75 pic.twitter.com/8SawFh2QFk — NBA (@NBA) December 15, 2021 Babai i tij, Dell Curry, ishte në palestër. Bashkë me të e bashkëlojtarët, Curry nisi festën teksa mori edhe urimet nga afër nga legjenda Allen. Stephen Curry është konsideruar gjuajtësi më i mirë në ligë. Statistikat e konfirmojnë tashmë këtë. Ai tashmë ka vënë emrin e tij në dy nga top tre sezonet për trepikësha duke përfshirë edhe sezonin e vetëm me 400 trepikësha. Basketbollisti i Warrios theu rekordin që Ray Allen e mori nga Reggie Miller më 2011.