Çuditë zëvendësministri, krenohet me shkelje të ligjit NULL NULL 27.01.2025 23:40 27.01.2025 23:40 Jo veç në zgjedhje, por zyrtarët e VV-së po e shkelin ligjin edhe në komunikacion, madje edhe po krenohen me të. Kjo nuk ka se si t’i ikë rubrikës “me Spec”, ku sot zëvendësministri Hysen Durmishi ka publikuar një fotografi në Facebook, ku tregon për gjobën që i është shqiptuar si pasojë e shkeljes së rregullave në trafik, e ku u dënua plot 60 euro. Durmishi me këtë rast u mburr me këtë ndëshkim që sipas tij policia ia dha atij, por e la disi nën hije faktin sesi ai vetë e shkeli ligjin, madje me vetëdije të plotë.