COVID-19 në Kosovë: 18 mijë e 148 raste pozitive, 2 mijë e 332 raste aktive NULL NULL 27.10.2020 07:25 27.10.2020 07:25 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njoftoi se numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Numri i rasteve aktive është 2.332. ndërsa numri i personave të shëruar ka arritur në 15.150, njofton Klan Kosova Gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur jetën duke e quar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 666 viktima. Po ashtu IKSHPK dje njoftoi se për 24 orë 62 pacientë janë shëruar teksa 205 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj.