Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

COVID-19: India fillon vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç

NULL NULL
01.05.2021 11:10

India do të fillojë vaksinimin e të gjithë të rriturve mbi moshën 18 vjeç, derisa janë duke u përballur menjë valë të dytë të rritjes së infeksioneve nga COVID-19.

Por një numër shtetesh atje kanë deklaruar se nuk do të jenë në gjendje të vaksinojnë të gjithë qytetarët, pasi nuk kanë doza të mjaftueshme.

Procesi i vaksinimit në Indi është në krizë në kohën kur sistemi i kujdesit shëndetësor është i mbingarkuar.

Ky shtet ka regjistruar më shumë se 400,000 raste të reja, kjo është shifra më e lartë që shfaqet brenda një dite. Ndërsa çdo ditë raportohen mbi 3,000 vdekje.

India ka administruar deri më tani më shumë se 150 milionë doza të dy vaksinave kundër koronavirusit, duke u bërë njëri nga vendet me procesin e imunizimit më të madh në botë.

Indianët kanë marrë doza të vaksinës AstraZeneca dhe të firmës indiane Bharat Biotech (Covaxin).Më shumë se 13 milionë njerëz nga kjo grupmoshë janë regjistruar për të marrë dozën e parë të vaksinës.

Që nga fillimi i pandemisë, India ka konfirmuar më shumë se 18 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 200,000 të vdekur, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme