Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Courtois mbetet jashtë fushës, Real Madrid në portë me Lunin në ndeshjen e Kupës së Mbretit

NULL NULL
31.03.2025 16:59

Real Madrid do të vazhdojë të mbështetet te portieri ukrainas, Andriy Lunin pasi portieri Thibaut Courtois mbetet jashtë fushës për shkak të lëndimeve.

Reprezentuesi belg tani ka humbur tre ndeshje radhazi që nga momenti i lëndimit gjatë kohës që ishte në detyrë ndërkombëtare.

Sipas Football Espana, transmeton Klankosova.tv, Courtois nuk është rikthyer ende në stërvitje të plotë me skuadrën.

Sot u bë e ditur se portieri belg dështoi të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të sotme, duke konfirmuar se Andriy Lunin do të startojë në portë në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Sociedad. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme