Courteney Cox u përpoq shumë që të ishte nënë NULL NULL 25.03.2019 13:00 25.03.2019 13:00 Courteney Cox ka thënë se ajo nuk do të hiqte dorë asnjëherë nga të qenit nënë. Madje, ajoa as nuk do t’i mbante të fshehur problemet e saj me infertilitetin. Në “Busy Tonight” me Busy Philipps, nëna e 14 vjeçares Coco ka rrëfyer se përse ajo ka vendosur të punojë në serinë e Facebook Watch, “9 Muaj me Courteney Cox”. 54 vjeçarja Cos ka thënë se problemet e saj me fertilitetin kanë pasë një rol shumë të rëndësishëm në publikimin e këtyre episodzave të dokumentarit që flet për 10 çifte të ndryshme në rrugëtimin e tyre për t’u bërë prindër. “Më pëlqejnë storiet reale të njerëzve dhe po, kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Kam pasë shumë aborted he nuk mendoj se kjo është një çështje për të cilën njerëzit nuk duhet të flasin sepse…është fatkeqësi, por ndodh”, ka thënë ajo. Cox ka lindur vajzën e saj në moshën 40 vjeçare pas disa aborteve dhe Fertilizimit In Vitro. Aktorja ka ndarë edhe eksperiencën e saj personale të shtatzënisë dhe lindjes në këtë dokumentar. Ajo ka treguar se ka qenë e vendosur që të bëhet nënë dhe nuk e kishte ndërmend të hiqte dorë nga kjo ëndërr, për asnjë arsye. “Nuk doja të dorëzohesha. Mendoj se është shumë e rëndësishme që këto gjëra të thuhen që njerëzit ta kuptojnë që nuk janë vetëm”, ka thënë ajo. View this post on Instagram #tbt when she used to like me A post shared by Courteney Cox (@courteneycoxofficial) on Jan 31, 2019 at 4:26pm PST