Como e Fabregasit, klubi më në formë në Evropë aktualisht NULL NULL 13.05.2025 12:44 13.05.2025 12:44 Foto: Getty Images Një lajm i keq për Interin që pos trofeut të Ligës së Kampionëve, po lufton edhe për Scudetto. Dy javë para fundit ata ndodhen vetëm një pikë prapa liderit, Napoli. Teksa në javën e parafundit janë nikoqirë të Lazios, ata në javën e fundit i shkojnë Comos së Cesc Fabregasit, transmeton Klankosova.tv. Në letër kjo do të dukej ndeshje e lehtë për kampionët në fuqi pasi që Como këtë sezon u promovua në Serie A. Mirëpo, në ndeshjet e fundit, ky klub rezulton të ketë formën më të mirë se të gjithë të tjerët. Ata madje kanë lënë pas në renditje Barcelonën e papërmbajtshme, Borussia Dortmundin e këndellur me ardhjen e Niko Kovaçit, Aston Villan e Unai Emeryt dhe Romën e rimëkëmbur të Claudio Ranierit. Të përzgjedhurit e spanjollit në gjashtë përballjet e fundit numërojnë gjashtë fitore, prej tyre tri të arritura si mysafirë. /Klankosova.tv