Cody Simpson shpjegon romancën me Miley Cyrus NULL NULL 30.05.2021 21:07 30.05.2021 21:07 Këngëtari Cody Simpson ka folur për romancën e tij të kaluar me Miley Cyrus, teksa e ka quajtur këtë marrëdhënie “Vetëm një nga ato faza”. “Gjithçka përfundoi mjaft miqësisht,” është shprehur ai për ndarjen e çiftit gjatë muajit gushti gjatë një interviste në “60 Minutes” të Australisë, shkruan Pagesix, përcjell Klankosova.tv. “Ishte vetëm një nga ato faza, mendoj. Ju e kaloni [atë] dhe mësoni shumë prej saj ”, ka vazhduar 24-vjeçari australian. 28-vjeçarja Cyrus, njëherësh këngëtarja e hitit “Wrecking Ball”, është lidhur për herë të parë me Simpson në tetor të vitit 2019, pas ndarjes së saj nga Kaitlynn Carter, nga seria e njohur televizive “The Hills: New Beginnings”. Ajo po ashtu në gusht të po këtij viti ishte ndarë nga burri i saj Liam Hemsworth. Simpson në këtë intervistë ka shpjeguar se marrëdhënia e tij me këngëtaren kishte nisur nga një tranzicion i qetë miqësor tek një dashuri mes tyre. “Unë e kam njohur atë për një kohë të gjatë. Ne kaluam nga një lloj miqësie e mirë, dhe thjesht patëm shumë miq të njëjtë, në të qenit së bashku për një kohë”. Kurse, Cyrus gjatë kësaj romance disamujore me këngëtarin bartte bizhuteri me emrin e tij dhe po ashtu festuan së bashku festat, përfshirë Halloween dhe Falënderimet. Pas ndarjes se tyre, në gusht të vitit 2020, përmes një Instagram Liv, Cyrus ishte shprehur: “Dy gjysma nuk mund të bëjnë një tërësi dhe ne po punojmë individualisht vetëm për veten tonë për t’u bërë njerëzit që duam të jemi, si të gjithë në këtë moshë”, duke shtuar po ashtu “Ne kemi qenë miq për dhjetë vjet dhe do të vazhdojmë të jemi miq, kështu që thjesht mos e bëni diçka që të mos jetë” . Ndërkaq, Simpson para se të lidhej me Cyrus u takua me supermodelen Gigi Hadid për rreth dy vjet para se të ndaheshin në vitin 2015. Ai gjithashtu ishte i lidhur shkurtimisht me Kylie Jenner dhe Bella Thorne gjatë vitit 2011, para se të bëhej së bashku me Hadidin si dhe një aventurë tjetër me Ali Lohan, motrën e vogël të Lindsay Lohan.