Çmimin që fitoi në Tony Awards – Bryan Cranston ua dedikon gazetarëve NULL NULL 10.06.2019 10:45 10.06.2019 10:45 Bryan Cranston pranoi çmimin e tij në skenën e Tony Awards 2019, të dielën në Radio City Music Hall në New York, transmeton Klan Kosova. Aktori 63 vjeçar fitoi çmimin për performancën më të mirë nga një aktor kryesor për punën e tij në “Network”. “Howard Beale është një gazetar fiktiv televiziv i cili e gjeti veten në vijën e zjarrit për shkak të ndjekjes së të vërtetës”, tha ai gjatë fjalimit të tij. “Dua t’ua kushtoj këtë çmim të gjithë gazetarëve të vërtetë në mbarë botën. Si në shtyp, si në mediat e shkruara. Mediat nuk janë armik i popullit”, tha ai.