Çmimi i parë në Roterdam për filmin “Krahët e punëtorëve”, Çeku: Arritje që shpërfaq potencialin e vendit NULL NULL 30.01.2024 10:26 30.01.2024 10:26 Filmi kosovar "Krahët e punëtorëve" me çmimin e parë në Roterdam në "Short Tiger" Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e ka vlerësuar triumfin e filmit kosovar “Krahët e punëtorëve” në Festivalin e Filmit në Roterdam të Holandës në kategorinë “Tiger Short”. “E nisëm mbarë vitin në kinematografi”, nis Çeku postimin e tij për suksesin në këtë festival të kategorisë A të filmit të regjisorit Ilir Hasanaj transmeton KlanKosova.tv. “Edhe një arritje tjetër që shpërfaq talentin e filmbërësve tanë në skenën ndërkombëtare, potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë”, vazhdon ministri. “Urime Ilirit dhe gjithë ekipit, po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës që ka mbështetur realizimin e këtij filmi”.