Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çmimet BAFTA 2025: Ja si u dukën yjet në tapetin e kuq

NULL NULL
17.02.2025 21:15

E konsideruar si nata më e madhe në industrinë e filmit në Mbretërinë e Bashkuar, BAFTA Film Awards u mbajt të të dielën pasdite më 16 shkurt.

Ngjarja u zhvillua në qendrën Southbank të Londrës dhe u drejtua nga aktori skocez dhe drejtuesi i “Doctor Who”, David Tennant, transmeton Klankosova.tv

Në edicionin e 78-të i çmimeve mungonin William dhe Kate, Princi dhe Princesha e Uellsit, të cilët udhëtuan me fëmijët e tyre në ishullin e tyre privat të Karaibeve, Mustique.

Por kishte yje të tjerë që shkëlqyen në tapetin e kuq. Ariana Grande arriti me një fustan voluminoz të Louis Vuitton e Selena Gomez kishte veshur një fustan të Schiaparelli.

Ndërsa, Camila Cabello në anën tjetër kishte veshur një fustan tërë kristal.

Camila Cabello mbërriti me një pamje të modës Sabina Bilenko të zbukuruar me kristal.

Selena Gomez ishte magjepsëse e personifikuar me një fustan Schiaparelli me porosi.

Ariana Grande mbërriti me një fustan voluminoz Louis Vuitton me një dekolte të thellë.

lajme të ngjashme