Çka të veshim? Inspirohuni nga dukjet e yjeve sot (FOTO) NULL NULL 27.03.2019 16:30 27.03.2019 16:30 Kur mendojmë për dukjet tona lehtësisht mund të gjejmë inspirimin nga yjet. Natyrisht që tek të famshmit shohim brendet më të njohura botërore dhe trendet e fundit. Madje, shpesh janë yjet e muzikës dhe filmit ato që vendosin trendet e reja. Ne do t’ju sjellim më të mirat e ditës së sotme. Dy dukjet e aktores Mandy Moore bëjnë pjesë në listën tonë. Ajo është paraqitur një herë me fustan bezhë klasik dhe herën tjetër me pantalloona dhe bluzë. Gjithashtu stili i flokëve të saj është mjaft trendy. Reese Witherspoon dhe Eva Mendes na sjellin ndjesinë pranverore me veshjet e tyre. Njëra me fustan-këmishë e tjetra me fustanin plot lule. E për një dukje për daljet në mbrëmje ju sjellim Jordn Woods. Një fustan i thjeshtë i kombinuar me xhaketë lëkure janë përzgjedhja e duhur.