Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka ndodhi sot në protestën e qytetarëve në Koçan?

NULL NULL
17.03.2025 20:29

Qytetarët në Koçan të Maqedonisë së Veriut gjatë tërë ditës kanë protestuar duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në klubin e natës në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj.

Protestuesit tw revoltuar nisën marshin protestues nga Parku i Qytetit, ndërsa më pas vazhduan para objektit të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Koçanit.

“Kërkojmë drejtësi” dhe “vrasës” ishin thirrjet e qytetarëve.

Protesta ka vazhduar edhe para një lokali i cili sipas protestuesve ishte i pronarit të klubit të natës tashmë të shkrumbuar. Gjithashtu përmbysën një makinë që sipas protestuesve është i pronarit të klubit.

Protesta u zhvilluan edhe para shtëpisë private kreut të Komunës së Koçanit Lupço Papazov, i cili më herët gjatë ditës dha dorëheqjen. Qytetarët hodhën gurë dhe vezë në drejtim të banesës së tij./Alsat.mk

lajme të ngjashme