Çka ndodhi në inspektimin e barnatores në veri? Flasin nga MSH-ja dhe Policia NULL NULL 19.11.2020 14:58 19.11.2020 14:58 Inspektorati Farmaceutik i Kosovës ka inspektuar një barnatore në veri të Mitrovicës, por u përballë me sharje dhe fishkëllima nga komuniteti serb. Për të qetësuar situatën dhe për t’i mundësuar inspektorëve që të kryejnë punën e tyre ishte prezente edhe Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, konfirmoi inspektimin për klankosova.tv dhe ka thënë se do të bëhet një raport për këtë rast nga Inspektorati dhe Policia. “Po ka pasë një inspektim të Inspektorit Farmaceutik mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës në një barnatore në veri të Kosovës. Inspektorati dhe policia do të bëjnë raportet rreth inspektimit”. Portali në gjuhën serbe “Kossev” publikoi një video nga inspektimit ku shiheshin pjesëtarët e Policisë së Kosovës duke u përballë me disa qytetarë që kundërshtuan aksionin dhe fyen ata. Por, zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, ka thënë për klankosova.tv se nuk pati ndonjë përplasje fizike mes zyrtarëve dhe qytetarëve. “Policia e rendit ka asistuar krimet ekonomike dhe njësitë tjera që kanë qenë në kontroll të një barnatoreje. Ka pasur grumbullim të përfaqësuesve të barnatoreve tjera të qytetit, mirëpo nuk ka pasur përplasje fizike”. Qytetarët që protestuan iu drejtuan me fjalë ofenduese inspektoreve që ishin në detyrë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024