Çka janë revolet lodër në filma dhe pse janë të rrezikshme ato? NULL NULL 22.10.2021 14:35 22.10.2021 14:35 Policia amerikane ka thënë aktori Alec Baldwin e ka shkrpeur një revole lodër që ka vrarë kinematografen, Halyna Hutchinsm dhe e ka lënduar regjisorin Joel Sousa në sheshxhirim, shkruan BBC. Mirëpo ky nuk ishte rasti i pari që një tragjedi e tillë ndodh në set filmi, pasi që kishte pasur edhe raste të mëhershme si a i djalit të Bruce Lee-së, Brandon-it, i cili e kishte humbur jetën në sheshxihrim. Në filma përdoren fishekët bosh të cilët nuk përmbajnë plumb por vetëm barut. Kur revola shkrehet atëherë e ndez shtytësin që gjuan fishekun, për të cilin në vend se të përdoret një projektil metali, përdoret material si pambuku apo letra që i ngjitet përpara. Rreziku i këtyre plumbave është që shkrehja mund të jetë aq e fortë saqë të shkaktojë lëndim fatal porsi një plumb normal.