City shkatërron Bournemouthin NULL NULL 04.11.2023 18:04 04.11.2023 18:04 Manchester City e ka mposhtur Bournemouthme rezultat të thellë 6-1, në kuadër të javës së11-të në Premier League. Golat për Qytetarët i realizuan Jeremy Doku në minutën e 30′, Bernardo Silva 33′ dhe Manuel Akanji 37′. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Phil Foden e shënoi golin e katërt në minutën e 64′. 10 minuta më vonë Luis Sinisterra e shënoi golin e nderit. Qytetarët nuk u ndalën dhe realizuan edhe njëherë me anë të Silvës në minutën e 73′. Golin e fundit e shënoi Nathan Ake, në minutën e 88′. City pas 11 xhirove renditet në vendin e parë me 27 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.