City e vazhdon garën për zonën ‘Champions’, mposht Bournemouthin NULL NULL 20.05.2025 22:58 20.05.2025 22:58 Lojtarët e Cityt. Foto: AP Manchester City e ka fituar ndeshjen e parafundit të këtij sezoni në Premier League përballë Bournemouthit me rezultat 3-0. Marmoush ishte ai që realizoi i parë në minutën e 14-të të takimit, pas një asistimi të Kovaçiqit, ndërsa Bernardo Silva shënoi për 2-0 në të 38-ën minutë. Të dy skuadrat mbeten me nga një lojtar më pak në fushë, ku fillimisht Thomas Bramall e përjashtoi Kovaçiqin me të kuq në minutën e 67-të, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë Leëis Cook u bë lojtari i dytë në ndeshje që iu tregua kartoni i kuq. Një minutë para fundit të kohës së rregullt, Nico e çoi topin në rrjetë për 3-0, kurse në minutën e fundit, Bournemouthi shënoi golin e nderit me anë të Jebbison, njofton Klankosova.tv. Me këtë fitore, City vazhdon të mbetet në garë për një vend që çon në Champions, pasi pozicionohet i treti me 68 pikë, dy më shumë se Newcastle, Chelsea dhe Aston Villa, që renditen në pozitat katër, pesë dhe gjashtë. Në anën tjetër, sot është luajtur edhe ndeshja mes Crystal Palace dhe Wolves, duel të cilin e fituan vendasit me rezultat 4:2. Tashmë Crystal Palace e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League, pas fitores që shënoi në finalen e Kupës ndaj Cityt.