Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

City e Chelsea fitojnë, Liverpool barazon

NULL NULL
04.12.2024 22:39
City e Chelsea fitojnë, Liverpool barazon

Lideri i tabelës së Premier League, Liverpool ka barazuar sonte në “St James Park” kundër Newcastle, me rezultat 3:3.

Edhe pas këtij barazimi “The Reds”, e mbajnë kreun e tabelës me 35 pikë, shtatë më shumë se Chelsea, që është në vendin e dytë.

“Blutë e Londrës” i kanë 28 pikë.

Ata sonte fituan bindshëm si mysafir i Southamptonit me rezultat 1:5.

Fitoren sonte e shijoi edhe City pas shtatë ndeshjesh pa fitore.

Skuadra e Pep Guardiolës, fitoi ndaj Nottingham Forestit me rezultat të pastër 3:0.

Aktualisht Manchester City gjendet në vendin e katërt 26 pikë.

lajme të ngjashme