City – Arsenal, përballje “titanësh” NULL NULL 22.09.2024 13:17 22.09.2024 13:17 Mikel Arteta, Pep Guardiola Sot do të zhvillohet një nga derbit kryesor në Premier League, në mes të Manchester Cityt dhe Arsenal. Kjo do të jetë një përballje “titanësh”, në mes të Pep Guardiolas dhe Mikel Artetas, të cilët po luftojnë për vendin e parë. Loja nis nga ora 17:30, në “Etihad Stadium”. “Citizens”, pas katër ndeshjeve kanë bilanc 100 për qind të ndeshjeve. Kurse, “Topçinjtë”, kanë tre fitore e një barazim. Fitorja është obligim për dy skuadrat pasi me një triumf secila nga skuadrat do t’i bënte liderë të Premier Leagues. Arteta në këtë ndeshje nuk mund të llogaris në Martin Odegaard, Mikel Merinon, Tomiyasun, Zinchenkon e Tierneyn. Ndërsa, Guardiola nuk mund të llogarisë në Aken dhe Bobbin. Teksa në pikëpyetje është edhe paraqitja e De Bruynes. Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dy skuadrat kanë nga dy fitore, teksa njëra është mbyllur barazim.