Çitaku: Qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje (VIDEO) NULL NULL 19.09.2025 22:19 19.09.2025 22:19 Foto arkiv: Vlora Çitaku. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se do të rrisin numrin e votave për zgjedhjet e ardhshme nacionale. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo ka theksuar Qeveria e ardhshme e vendit do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje. “Unë jam e bindur se do të shënojmë rritje të ndjeshme, nuk po jap kualifikime a do të dalim e para apo jo, por do të shënojmë rritje të ndjeshme”. “Kemi indikacione të qarta edhe nga sondazhet e shumta që bëhen nga organizatat e ndryshme edhe në Kosovë, por edhe nga organizatat ndërkombëtare”. “E them me goxha konfidencë që Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Çitaku. /Klankosova.tv