Çitaku: Programi ynë është produkt i një bashkëbisedimi të sinqertë me qytetarët (VIDEO) NULL NULL 31.01.2025 21:22 31.01.2025 21:22 Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza para se ta hartonte programin ka dëgjuar e bashkëbiseduar me qytetarët. “Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza para se ta hartojë programin ka qenë në një proces të gjatë dëgjimi dhe bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës anë e kënd. Kemi bashkëbiseduar me qytetarë e me ekspertë dhe kemi dëgjuar nga afër hallet e tyre. Kemi dëgju nga pensionistë, nga prindërit, nga amviset”, tha Çitaku. Ndërkaq, ajo tutje shtoi: “Bedri Hamza me një ekspertizë të pashoq ia ka dhënë dorën e fundit”. Sipas Çitakut, pikë e vlefshme në program është edhe subvencionimi i çerdheve për nënat për prindërit e rinj.