Cincinnati Open: Serena Williams mposhtet nga Petra Kvitova NULL NULL 15.08.2018 13:30 15.08.2018 13:30 Ish e para e botës, Serena Williams ka thënë se është në fillim të “rikthimit të gjatë”. Këtë ajo e ka thënë pas disfatës së pësuar nga çekja Petra Kvitova në Cincinnati Open, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova. Tenistja amerikane është mposhtur me 6:3, 2:6 dhe 6:3. “Ende vetëm në fillim”, ka thënë 23 herë kampionat e Grand Slam. “Vetëm do të vazhdoj të punoj shumë dhe shpresoj që të filloj të fitoj më shumë ndeshje”, ka thënë Williams.