Cili ushqim është i ndaluar në familjen mbretërore NULL NULL 13.05.2017 21:46 13.05.2017 21:46 Hudhra është një ushqim që ndodhet i pranishëm në shumë gatime, apo edhe kosnumohet rëndom nga njerëzit. Disa e kanë të preferuar e disa të tjerë jo për shkak të erës së rëndë. Por në familjen mbretërore të Britanisë, hudhra është e ndaluar të konsumohet nga të gjithë antarët. Këtë e ka thënë shefja e kuzhinës në pallatin mbretëror, Carolyn Robb, e cila edhe ka publikuar librin e saj të gatimit. Kjo pasi ata zhvillojnë takime të rëndësishme dhe nuk do të ishte aspak etike që në frymëmarrjen e tyre, të ndihej aroma e hudhrës.