Cili sulltan u furnizua nga kullotat e Sharrit? – gjeni detajet në “Krejt Kapak” (VIDEO) NULL NULL 15.07.2025 10:19 15.07.2025 10:19 Këtë javë, emisioni “Krejt Kapak” ju dërgoi në pjesën më jugore të Kosovës! Udhëtimi nisi në bazën ushtarake famëkeqe të Restelicës, një nga bazat më famëkeqe e bombarduar nga forcat e NATO’s. Nga baza e dikurshme ushtarake jugosllave në Restelicë, emisioni vazhdon rrugwtimin deri tek kullosat magjike të Maleve të Sharrit apo tek stani i Gafurr Dodës, aty ku prodhohet djathi më i mirë i Kosovës. “Arusha ka, njerëz nuk ka”, thotë Doda për Krejt Kapak, transmeton Klankosova.tv. Në kullosat e Sharrit që sot pjesa më e madhe i takon Maqedonisë së Veriut sipas ndryshimeve kufitare kullosnin të lira dhe pa kufi mbi 50 mijë dele, e ku thuhet se edhe Pallati i Sulltanit furnizohej nga këto anë. A falëm, apo na e morën tokën për një “paqe mes popujve”? Për më shumë, ndiqeni emisionin “Krejt Kapak”: