Cili është trendi më i fundit i dekorit të shtëpisë? NULL NULL 11.12.2016 16:15 11.12.2016 16:15 “Pasqyrë moj pasqyrë kush është më e bukura në botë”. Të gjithë e njohim frazën e mbretëreshës tek filmi vizatimor Borëbardha dhe kur pyet dikë me humor të gjithë presim që pëgjigjia të jetë “Ti”. Pasqyrat janë mjaft të rëndësishme e askush nuk del nga shtëpia pa u parë qoftë një herë në pasqyrë. Përveç funksionalitetit ato kanë filluar të luajnë një rol kryesor estetik në dekorin e shtëpisë, shkruan Living. Pasqyrat “ekstravagante” dhe me ato me forma janë një trend i viteve të fundit e nuk shihen më si aksesorë të cilët duhet të qëndrojnë varur vetëm në murin e tualetit apo në dhomë, por mund të gjenden kudo. Pasqyrat janë lehtësisht të zëvendësueshme kështu që Living ju inspiron me disa pasqyra vërtet të bukura e në këtë mënyrë ato mund të varen dhe në shtëpinë tuaj.