Cili është stili i ri i flokëve? NULL NULL 12.11.2015 12:30 12.11.2015 12:30 Këtë vit ne kemi pasur në trend stilin e flokëve sirenë, flokët ylber ndërsa nuk ka munguar as stili i flokëve “njëbrirësh”. Si duket në botë tash është edhe një stil i ri i flokëve, xixa mbi rrënjët e flokëve. Shumica e njerëzve thonë se ky stil duket shumë mirë në rrjetin social Instagram por ndoshta njerëzit do të paragjykojnë kur të ju shohin jashtë. “Trendi i xixave në rrënjët e flokëve është diçka që unë kam parë në zhvillim për dy vjet tani dhe unë mendoj se është diçka shumë interesante në këtë moment” tha stilistja e flokëve Karen Wiggins për Today, transmeton Klan Kosova. Sipas Karen, ju duhet vetëm një xhel flokësh që ta përzieni me shkëlqimin dhe xixat sipas shijes suaj.