Cila është skuadra më e trofeshme në basketboll në konkurrencën e femrave? NULL NULL nga Endrit Zogaj 06.04.2023 11:51 nga Endrit Zogaj 06.04.2023 11:51 Shpallja kampion në fund të edicionit është synimi kyç i çdo skuadre. Këtë vit te Superliga e Femrave në garë për këtë trofe janë Bashkimi dhe Prishtina. Ndër vite Superliga e Kosovës ka pasur kampion të ndryshëm, ndërsa skuadra me më së shumti trofe mbetet Prishtina me gjithsej 11 trofe, që ndër vite është emëruar Universiteti në Sigal Prishtina dhe tani Prishtina. Skuadra e dytë me më së shumti trofe është Bashkimi me gjashtë, kurse Penza e treta me pesë trofe. Kampionet ndër vite: 1999-2000 Bashkimi 2000-01 Universiteti 2001-02 Universiteti 2002-03 Universiteti 2003-04 Universiteti 2004-05 Universiteti 2005-06 Universiteti 2006-07 Bashkimi 2007-08 Bashkimi 2008-09 Bashkimi 2009-10 Bashkimi 2010-11 Penza 2011-12 Penza 2012-12 Sigal Prishtina 2013-14 Sigal Prishtina 2014-15 Prishtina 2015-16 Prishtina 2016-17 Penza 2017-18 Bashkimi 2018-19 Prishtina 2019-20 i ndërprerë për shkak të COVID-19 2020-21 Penza 2021-22 Penza