Cila është origjina e shqiptarëve? Detajet e projektit ‘Rrënjët’, flet Aban Lauka (VIDEO) NULL NULL 11.04.2024 13:54 11.04.2024 13:54 Alban Laukaj Projekti “Rrënjët” po përdoret për të kuptuar origjinën e shqiptarëve. Kështu thotë edhe Alban Lauka, i cili ishte i ftuar në Kosova Today të Klan Kosovës. Ai thotë se dy familje, shumë të rëndësishme të shekullit 20-të, në Shqipëri, kanë origjinën në Ballkan që nga koha e hekurit, njofton Klankosova.tv. “Kur testohet një pasardhës i një familje të shquar historike, atëherë mësohet edhe prejardhja e komplet vijës së tyre atërore, domethënë prejardhja e komplet familjes”, thotë Lauka. “Mund të përmendi familjen Frashëri, nga Përmeti, apo familjen Bushtalliu nga Shkodra. Të dyja familje të rëndësishme nga shekulli i kaluar. Sipas rezultateve, edhe familja Frashëri edhe Bushatlliu, paraardhësit e tyre janë në Ballkan nga periudha para romake, me gjasë nga periudha e hekurit”. “Edhe në Kosovë ka disa familje që kanë përputhje me Frashërlinjtë”.