Çikat e Prishtinës i mposhtin ato të Mitrovicës, një fitore larg finales NULL NULL 30.03.2022 18:33 30.03.2022 18:33 Skuadra e Prishtinës në kategorinë e femrave ka shënuar fitoren e parë përballë atyre të Trepçës në kuadër të kualifikimeve për “Play-off”. Prishtinaset shënuan fitore me rezultat 76:64, ku gjatë gjithë pjesës së parë ishin në avantazh, ku çereku i parë u mbyll me rezultat 19:7 ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultat 35:21. “Edhe perioda e tretë ishte e ngjashme me atë të dytën, ku vendaset për dy pikë ishin më të mira, 21:19. Ato arritën epërsi deri në 18 pikë, 46:28, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:40. Në dhjetë minutat e fundit, mitrovicaset u afruan në vetëm pesë pikë, 58:53, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe kryeqytetaset triumfuan 76:64”, ka bërë të ditur Federata e Kosovës e Basketbollit, transmeton Klankosova.tv. Lojtaret më të dalluara te ekipi i Prishtinës ishin Agnesa Rrahmani me 22 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, ndërsa te Trepça u dalluan Kelly Santos me 14 pikë e 15 kërcime. Ndeshja e radhës do të luhet në Mitrovicë, ndërsa ekipi që i shënon dy fitore në këtë fazë do të kualifikohet në finale.