Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çikat e Kosovës mposhten nga Shqipëria

NULL NULL
01.08.2023 22:00
basket çikat e Kosoves

Vashat e Kosovës janë mposhtur nga ato të Shqipërisë, në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni C, që sot filloi në Durrës.

“Dardanet” humbën me rezultat 45 me 63.

Çeku i parë ishte vendimtar për ndeshjen.

Vashat “Kuq e zi”, e nisën më mirë ndeshjen dhe fituan këtë pjesë 11:24.

Më pas u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, megjithatë, Shqipëria me përkrahjen e tifozëve arriti të menaxhojë epërsinë dhe të fitojë 45:63.

Vesa Krasniqi kishte tetë pikë e 15 kërcime, Malvina Haziri shtoi 15 pikë, kurse Olsa Tahiri kontribuoi me tetë pikë e gjashtë kërcime.

Ndeshja e ardhshme është nesër ndaj Armenisë nga ora 19:00.

Ky kampionat po zhvillohet për kategorinë U-18.

 

lajme të ngjashme