Çifti Trump largohet nga Roma NULL NULL 26.04.2025 13:36 26.04.2025 13:36 Presidenti Trump me Zonjën e Parë, largohen nga Roma, me Air Force One, 26 prill, 2025. Foto: AP Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump janë larguar nga Roma me aeroplanin “Air Force One”. Çifti u largua pak kohë pasi përfundoi mesha e funeralit në Vatikan. Të premten, para se të nisej në Romë, Trumpi u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se funerali “do të jetë shumë interesant”. “Do të takohemi me shumë liderë të huaj – duan të takohemi”, tha Trumpi. Sipas asaj që u raportua sot, Trumpi u takua shkurtimisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit. Çifti Trump u fotografua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer. Ndërkaq, nga pamjet e siguruara u pa se shtrëngim duarsh pati edhe mes presidentes Vjosa Osmani dhe Trumpit. /Klankosova.tv