Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti që e kuptoi se ishin të dashuruar edhe në fëmijëri

NULL NULL
08.11.2015 20:00

Një çift i cili u njoftua online, ishin habitur pasi që kishin zbuluar se ata ishin të dashuruar edhe në fëmijëri, më shumë se 30 vite më parë.

Amy Giberson dhe Justin Pounders, të dy 33 vjeçar, kishin lënë takim, kur edhe u dashuruan.

Por kjo nuk ishte e tëra, pothuajse një vit pas lidhjes së tyre, çifti nga Shën Petersburg, Florida, kuptuan se ata kishin një ndjenjë të fortë për njëri tjetrin edhe si tre vjeçar, transmeton Klan Kosova.

Ata ishin në makinë dhe Justin rastësisht ka përmenduar se ai e pëlqente emrin tim, për shkak të dashurisë së madhe për qenushin e tij vajzë e cila kishte emrin Amy.

Ajo tha për People: “Unë bëra shaka me të duke i thënë “Epo nuk jam unë”, kështu që nuk dua të dëgjoj për atë, aty kujtuam se kishim diçka të përbashkët”.

Por pastaj ata e kishin kuptuar se të dy ishin në parashkollorin e njejtë të quajtur Sunshine.

“Ne kemi kërkuar nga prindërit tanë një foto parashkollore dhe ata e kishin”, shtoi ajo.

Tani çifti e ka në plan të martohet.

 

 

lajme të ngjashme