Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çiftet tregojnë se si ndryshoi lidhja e tyre pas martesës

NULL NULL
12.12.2016 16:11

Thuhet shpesh që martesa bënë që një çift të mos e ketë më pasionin që kishin në fillim.

Çiftet e martuara në rrjetin social Reddit, kanë treguar se sa ka ndryshuar lidhja e tyre pasi janë martuar, transmeton Klan Kosova.

“Kemi qenë në lidhje për dy vjet e jemi të martuar që katër vjet. Seksi ka ndryshuar, ai nuk bën seks si më parë me mua. Shumë rrallë dalim në takime e kur dalim duket shumë e çuditshme” , ka thënë një grua.

Disa burra janë shprehur se sa të lirë ndihen kur nuk janë afër grave.

“Shpesh ndjej që dua të qëndroj vetëm për disa kohë”, ka shkruar njëri.

Kurse një burrë tjetër iu është përgjigjur kështu: “Po e di se si po mendon. Gruaja ime më tha që ka një takim pune më vonë. Unë u shtira i mërzitur mirëpo isha i lumtur”.

Por jo të gjithë janë përgjigjur kështu, pasi ka pasur edhe të tillë të cilët kanë thënë që i vetmi ndryshim që kanë vënë re pasi janë martuar është një unazë në gisht.

“Jam më shumë se dhjetë vjet i martuar. Të them të drejtën i vetmi ndryshim është që ajo ka mësuar të gatuaj dhe ne të dy kemi shtuar në peshë”, ka thënë një burrë.

Disa janë shprehur se martesa u ka ndryshuar lidhjen, por për të mirë.

“Kemi qenë të lidhur për shtatë vjet e kemi më pak se një vit të martuar. Nuk ka ndryshuar ndonjë gjë, mirëpo tani ndihem më sigurt”.

“Ndjenja që dikujt i ke pëlqyer aq shumë sa ka vendosur të martohet me ty, është shumë e mirë”, ka thënë një tjetër.

 

 

lajme të ngjashme