Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çiftet e martuara rrezikohen më pak nga demantia

NULL NULL
05.11.2017 16:45

Çiftet e martuara kanë një rrezik 60 për qind më të ulët të zhvillimit të çmendurisë (demantia).

Kështu thotë një studim i fundit ku shkencëtarët zbuluan se të rriturit e vetëm kanë më shumë gjasa të jenë të rrënuar nga sëmundja shkatërruese në moshën e tyre të vjetër, transmeton Klan Kosova.

Ata besojnë se gjetjet rezultojnë kështu sepse partnerët e kujdesshëm inkurajojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme – gjë që e zvogëlon rrezikun e çmendurisë.

Ndërsa burrat e vetëm janë më të prirur ndaj sëmundjeve të zemrës dhe depresionit – faktorë të njohur të rrezikut të sëmundjes së çmendurisë, sqaruan studiuesit e Universitetit Loughborough.

lajme të ngjashme