“Ciao Torino!”, Eurovisioni po vjen (VIDEO) NULL NULL 08.10.2021 14:26 08.10.2021 14:26 Qyteti italian i Torinos ka fituar garën për t’u bërë qyteti nikoqir i edicionit të 66 -të të “Eurovision”, pasi ka triumfuar mbi 16 oferta të tjera konkurruese. Finalja e Madhe do të mbahet në PalaOlimpico të shtunën, më 14 maj me gjysmëfinalet më 10 dhe 12 maj të 2022-ës, raporton Eurovision.tv . Kryeqyteti i Piemonte do të jetë qyteti i tretë italian që organizon këtë ngjarje pas Napolit (1965) dhe Romës (1991), falë fitores së Måneskin në Roterdam të Holandës me knëngën “Zitti e Buoni”. Festivali i “Eurosong” mbahet në Itali pas 30 vjetësh, transmeton Klankosova.tv