Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Christopher Hill, përfundon ditën e parë të dëshmisë në Hagë

NULL NULL
10.11.2025 17:54
Chritopher Hill

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka përfunduar ditën e parë të dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

I thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, Hill pritet të dëshmojë për plot katër ditë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë dëshmisë së sotme, Hill u bë dëshmitari i radhës së deklaroi se Thaçi nuk kishte kontroll mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Pos tjerash, diplomati amerikan foli edhe rreth marrëveshjes së Rambujesë, ku sipas tij, Thaçi një propozim të atëhershëm nuk ishte në gjendje ta pranonte, për të vetmen arsye, nuk përfshihej në dokument Pavarësia e Kosovës.

Gjatë dëshmisë së tij pro-Thaçit, Hill deklaroi po ashtu se takimi mes Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviqit ishte inkurajuar nga amerikanët.

Në linqet e mëposhtme, mund të gjeni raportimet e Klankosova.tv gjatë gjithë dëshmisë së Hillit:

Nis dëshminë e tij diplomati Christopher Hill

Hill zbulon takimin e parë me Rugovën: U pamë në shtëpinë e ambasadorit amerikan

“Më telefonoi Albright”, Hill tregon si nisi përfshirja e tij në luftën e Kosovës

Hill: Takimi i Rugovës me Millosheviqin u inkurajua nga amerikanët

Kontaktet e para të amerikanëve me UÇK-në, tregon Christopher Hill

Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, Hill: Sikur e dha dritën jeshile për sulmin ndaj familjes Jashari

Hill: UÇK nuk donte të negocionte me serbët, synim kishte sigurimin e Pavarësisë

E thotë edhe Hill në Hagë: S’kishte asnjë bazë që Hashim Thaçi kishte kontroll mbi UÇK-në

Hill thotë se vetëm nga Millosheviqi i dëgjoi pretendimet se Thaçi ka kryer tortura

Hill për Thaçin: Nëse do pranonte propozimin që nuk përfshinte Pavarësinë e Kosovës, më tha se e vrasin

 

lajme të ngjashme