Chris Evans tregon pse është beqar NULL NULL 28.03.2019 13:00 28.03.2019 13:00 Derisa fansat mezi presin ta shohin Chris Evans në filmin e tij ndoshta të fundit Marvel “Avengers: Endgame”, disa mund të jenë duke hamendësuar se pse Captain America është akoma beqar. Evans në intervistën dhënë “The Hollywood Reporter” ka folur për lidhjet e tij të dashurisë derisa ka shpalosur detaje për filmin e ri që pritet ta ketë premierën më 26 prill. “Ky është vërtetë shumë i mirë. Jam ngulfatur pothuajse tri herë”, ka thënë Evans për filmin për të cilin u tha se mund të jetë e fundit herë kur ai do të luajë rolin e Captain America. Heroi i këtij filmi ka treguar edhe pse aktualisht është beqar, transmeton Klan Kosova. “Unë frikësohem nga ndjenja e të qenit ‘në kafaz’. Unë gjithmonë kam qenë një djalë shumë i pavarur në jetën time. Të jem vetëm me veten time është një nga gjërat që preferoj më së shumti”. “Unë dua të jem me dikë që e vlerëson hapësirën personale dhe e ka jetën e saj private gjithashtu, a më kupton? Nëse jam me dikë që thjesht përshtatet me jetën dhe karrierën time, mund të ndihem sikur po mbytem”, ka thënë aktori i njohur. 37 vjeçari Evans i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me komedianen Janny Slate vitin e kaluar pas një lidhje jo shumë stabile, qysh prej vitit 2016 kur ata ishin njohur. “Nuk mund të mos kesh respekt për të. Ti thjesht kalon pesë minuta me të dhe nuk mund të gjesh diçka të keqe për të thënë për të, edhe nëse mundohesh”, kishte thënë Evans për USA TODAY për ish të dashurën e tij në vitin 2017.