Chiellini tifoz i LA Clippers (FOTO) NULL NULL nga Shpend Spahija 24.10.2022 09:10 nga Shpend Spahija 24.10.2022 09:10 Të dielën në mbrëmje u zhvilluan 7-të ndeshje në “NBA”. Në mesin e tyre edhe ballafaqimi në mes të Los Angeles Clippers dhe Phoenix Suns, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me shifrat 95-112. Në palestrën “Crypto” në Kaliforni, në mesin e mbi 19.000 tifozëve ishte edhe futbollisti Giorgio Chiellini, i cili kishte në trup fanellën e yllit të vendasve, Paul George. Italiani tani është pjesë e ekipit Los Angeles, pasi u transferua gjatë muajit korrik nga Juventus.