Chicago Bulls shkarkon trajnerin NULL NULL 29.05.2015 11:00 29.05.2015 11:00 Chicago Bulls, i eliminuar në turin e 2-të të play off-it në NBA nga Cleveland Cavaliers, ka shkarkuar trajnerin Tom Thibodeau, që ka drejtuar ekipin që nga viti 2010, bëri te ditur klubi nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Vendimi i Bulls erdhi edhe pas problemeve që ka pasur prej kohesh mes Thibodeau dhe drejtuesve te klubit. Që nga marrja e drejtimit të ekipit në 2010, Thibodeau gjithnjë ka drejtuar Bulls në fazën e play-off-it, por asnjëherë nuk ka diskutuar një finale të NBA-së, transmeton AFP. Thibodeau, 57 vjeç, është zgjedhur trajneri më i mirë i NBA në sezonin e tij te parë në Chicago në 2010-11. Bulls kanë zëvendësuar 22 trajnerë në historinë e tyre.