Cher u hodh në shtrat nga gëzimi kur Stevie Wonder pranoi të këndonte në albumin e saj NULL NULL 24.11.2023 18:48 24.11.2023 18:48 Këngëtarja fituese e çmimeve Grammy dhe aktorja fituese e çmimit Oscar, Cher, është një nga femrat më të famshme në botë, por ajo tha se u soll si një fëmijë i vogël kur shoku i saj, ikona e muzikës Stevie Wonder, gjatë një bisede telefonike ra dakord që të këndonte në albumin e saj të ri të Krishtlindjeve. “E mbylla telefonin. Vrapova nëpër dhomë, u hodha në shtrat. Thjesht vazhdova të kërceja lart e poshtë, duke bërtitur “Stevie Wonder do të jetë në albumin tim!”, i tha artistja 77-vjeçare prezantuesit Jimmy Fallon në emisionin e tij The Tonight Show. Christmas është albumi i parë i Cher-it për Krishtlindje dhe albumi i saj i parë me muzikë origjinale që nga viti 2013.