Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chelsea fiton në udhëtim te Leicester

NULL NULL
23.11.2024 16:03

3 pikë të reja për Blutë e Londrës.

Chelsea arriti të triumfojë në Leicester, për t’iu afruar kreut në vetëm 6 pikë, raporton Klankosova.tv.

Nicolas Jackson i dha avantazhin londinezëve, 15 minuta pasi filloi ndeshja, kurse për realizimin që determinoi fitoren, u kujdes Enzo Fernandez, një çerek ore para se të mbyllej koha e rregullt.

Golin e “nderit” vendasit e shënuan në sekondat e fundit, kur Jordan Ayew e konkretizoi penalltinë.

Premier Liga angleze sot në kalendar ka edhe gjashtë ndeshje, ku spikat ajo ndërmjet Arsenalit dhe Notingham Forestit, e cila nis në orën 16:00, teksa kulmon me përballjen ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit, nga ora 18:30.

lajme të ngjashme